Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka reaguar pas vendimit gjyqësor në rastin “Talir 2”, me të cilin kërkohet që të konfiskohet selia kryesore e partisë së tij në Shkup dhe 30 seli të tjera partiak mbarë vendit. Mickoski këtë vendim e quan vendim politik.

Ai u shpreh se megjithatë ky vendim gjyqësor nuk do t’i dekurajoj ato, por përkundrazi do t’i motivoj për të luftuar kundër këtij gjyqësori dhe prokurorie siç e quajnë të partizuar dhe ndaj këtyre politikanëve kriminel.

“Kjo gjykatë dhe prokurori e partizuar ka vendosur ta gjykoj VMRO-DPMNE-në. Megjithatë, nuk e gjykon OBRM-PDUKM-n, por e gjykon popullin maqedonas, e gjykon Maqedoninë. OBRM-PDUKM në këto 30 vite të pavarësisë së Maqedonisë, ka kaluar nëpër shumë vështirësi, kështu që do të kaloj edh ejjo, sepse prona, e cila po kërkohet të konfiskohet, nuk është OBRM-PDUKM, por populli është OBRM-PDUKM dhe kjo gjyqsi dhe prokurori e partizuar e LSDM-së dhe BDIsë nuk e gjykon OBRM-PDUKM-në, por Maqedoninë dhe popullin maqedonas”.


Rasti “Talir 2”: Gruevski dënohet me gjashtë vjet burg, konfiskohet selia e OBRM-PDUKM-së
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë drejtësinë, do të luftojmë, nuk do të tërhiqemi. Nëse dikush mendon se ky vendim gjyqësor do ta dekurajoj OBRM-PDUKM-në, gënjehet”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski

Mickoski: Vendimi për konfiskimin e selisë është vendim politik shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";