Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se janë të gatshëm si parti të marrin pjesë në çfarëdolloj mbledhje ku do të dakordohej data e zgjedhjeve parlamentare.

Mickoski thotë se shpreson që LSDM ta kuptojë se është mirë që zgjedhjet parlamentare është më mirë të mbahen bashkë me presidencialet.

“Zgjedhjet e përbashkëta e rrisin mundësinë që zgjedhjet të jenë të suksesshme, të mos ketë përsëritje dhe të mos futemi në krizë kushtetuese dhe ligjore. E tani, unë e inkurajoj udhëheqësinë e LSDM-së, Zeqeviçin dhe Kovaçevskin, që të tejkalojnë vetveten dhe një herë të qëndrojnë në interes të qytetarëve, të merremi vesh për datën”, deklaroi Mickoski.

Mickoski: Zgjedhjet kuvendare të mbahen bashkë me ato presidenciale shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";