Mickoski zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin kroat, Plenkoviq: Maqedonia meriton anëtarësimin në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në një bisedë telefonike me kryeministrin Hristijan Mickoski ka shprehur mbështetje për procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi meriton anëtarësim në BE.

Për bisedën telefonike informuan të dy kryeministratnë rrjetet e tyre sociale.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Kroacisë. Në prag të raportit të Parlamentit Evropian, vazhdoj t’i përdor të gjitha kontaktet për të treguar të vërtetën maqedonase – për progresin tonë, për vlerat që mbrojmë dhe për të ardhmen që meritojmë”, theksoi Mickoski në Fejsbuk.

Kryeministri theksoi se Kroacia është një mike e dëshmuar e shtetit tonë, ndërsa mbështetja e saj e zëshme në momente kyçe është një nxitje dhe inkurajim i madh për të gjithë ne.

Advertisement

“Maqedonia e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por me kokën lart”, shtoi Mickoski.

Plenkoviqi, ndërkaq informoi se me Mickoskin, ndër të tjera kanë biseduar edhe për raportin e raportuesit Tomas Vakc për vendin.

“Me kryeministrin Hristijan Mickoski biosedova  për dinamikën e mëtejshme të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, për raportin e ardhshëm të Parlamentit Evropian për progresin dhe situatën në Evropën Juglindore. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht Maqedoninë e Veriut, e cila meriton anëtarësim në BE”, shkroi Plenkoviqi në “Iks”.

The post Mickoski zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin kroat, Plenkoviq: Maqedonia meriton anëtarësimin në BE appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy