Arkitektja dhe anëtarja e Asociacionit të Arkitektëve, Iskra Janovska Mihajllovska sot në Top Tema tha shtetit nuk i duhet Ligji për legalizim, por Ligj për Urbanizim.

Sipas saj, nevojitet strategji e bazuar në numra të detajizuar, për shkak se legalizimi për 1 euro për 1 metër katror, nuk bën asgjë për t’i parandaluar ndërtuesit të cilët ndërtojnë pa leje.

“Na nevojitet një Ligji për urbanizim ku do të ketë analiza për komunat, të theksohen numrat e saktë, me numër të familjeve sociale dhe llojet e objekteve që janë pa leje”, tha ajo.

Ajo shton se diçka duhet të prishet dhe se nuk mund të vendosen të gjitha objektet në një kosh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski nuk dekretoi Ligjin për legalizimin e objekteve pa leje dhe e ktheu sërish në procedurë kuvendare duke theksuar vërejtjet e tij/Telegrafi/

Mihajllovska: Shtetit nuk i duhet Ligj për legalizim, por Ligj për urbanizim shkruan Telegrafi.