Mijallkov për Mickoskin: Ti në mënyrë të drejtpërdrejtë punove për LSDM-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sasho Mijallkov i thotë kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskit se për shkak të gabimeve të tij, OBRM-PDUKM paguan faturën dhe kjo është dy humbje në zgjedhje si për president ashtu edhe për zgjedhjet kuvendare dhe poashtu edhe zgjedhjet lokale në Ohër dhe Novo Sello.

“Në gjithë këto zgjedhje, përfshirë edhe në zgjedhjet e fundit, ti je ai që në mënyrë të drejtpërdrejtë punoi për LSDM-në. Nëse e lëmë Zaevin dhe LSDM-në të zgjedhin, do të zgjedhin ty që për 10 herë të të mposhtin në zgjedhje, dhe ti ta kërkosh fajin për disfatat diku tjetër, dhe jo te ti dhe te njerëzit me të cilët po bashkëpunon”, shkruan Mijallkov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai i shkruan Mickoskit se ai dhe bashkëpunëtorët e tij asnjëherë nuk do ta çojnë partinë drejt fitoreve dhe kjo është në interes të Zaevit dhe LSDM-së.

Mijallkov kërkon përgjegjësi nga Mickoski nëse nuk krijon qeveri dhe ia mudnëson LSDM-së të formojë qeveri./Telegrafi/

Advertisement

Христијан грешиш, а очекувано е да грешиш кога те фаќа паника и мора да се правдаш и да смислуваш приказни за да ги…

Publiée par Sasho Mijalkov sur Mardi 28 juillet 2020

The post Mijallkov për Mickoskin: Ti në mënyrë të drejtpërdrejtë punove për LSDM-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy