Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot në aktgjykimin për rastin “Toplik” është dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg.

Tome Gjurçilov u dënua me tre vjet burg, ndërsa të akuzuarit e tjerë Dimitar Dimovski, Marica Taseva, Dimitar Gaçev dhe Vesa Tomçevska janë dënuar me dy vite burg me kusht.

“Të akuzuarit janë të obliguar edhe ta kompensojnë dëmin e shkaktuar”, tha gjyqtari Osman Shabani.

Rasti i hapur nga ish-PSP-ja ka të bëjë me shitjen e tokës ndërtimore për ndërtimin e vendbanimit “Sonçev Grad” në Sopisht./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mile Janakievski dënohet me mbi tri vite burg shkruan Telegrafi.