Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, në emisionin “Samo Vistina” tha se ambasadori rus në Maqedoni, Sergei Bazdnikin, nëse ka ndërgjegje, duhet vetë të largohet nga Maqedonia e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të dënojnë agresionin e qeverisë së tyre. Unë nuk mendoj se i gjithë populli rus është në favor të pushtimit. Nëse ka një gram ndërgjegje, duhet të largohet i vetë nga pozicioni. Partia jonë simotër nga Rusia është kundër luftës dhe po mbledh nënshkrime. Ne kemi mbështetjen e popullit rus për të dënuar këtë krim.

Dëbimi i një ambasadori është nga një këndvështrim liberal. Takimi i deputetëve me njerëz të tillë dhe përkrahja është për çdo dënim. Ajo propagandë përmes Sputnik-ut në Ballkan ka vërtet ndikimin e saj”, theksoi Milevski.

Ai thotë se ultimatumi për dorëzimin e qytetit të Mariupolit është si i vitit 1945. Sipas Milevskit, lufta do të zgjasë, rindërtimi dhe normaliteti nuk do të jenë afër, edhe pse disa analiza parashikojnë që ajo të përfundojë në maj./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Milevski: Ambasadori rus nëse ka ndërgjegje të largohet nga Maqedonia e Veriut shkruan Telegrafi.