Milioneri më i ri në Maqedoninë e Veriut ka nëntë vite, i cili ka një milionë denarë (16.230 euro) të fituara nga qiraja, ndërsa milioneri më i moshuar është 97 vjeçar, i cili vitin e kaluar ka pasur të ardhura 1.2 milionë denarë (19.477 euro).

Këto të dhëna sot i prezantoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska në konferencën me temë “Deklarata vjetore tatimore – Të ardhurat më të larta në vitin 2022”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket personit më të ri që është milioner në vend, Llukarevska thotë se ajo bazohet në një lloj trashëgimie dhe prej aty i merr të ardhurat.

Llukarevska po ashtu ka bërë të ditur se paga më e lartë bruto mujore në vitin 2022 ka qenë në aktivitetin e shitjes me shumicë të duhanit dhe ka qenë 195.000 euro./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Milioneri më i ri në Maqedoni është 9-vjeçar, më i moshuari 97-vjeçar appeared first on Telegrafi.