Presidenti kroat Zoran Millanoviç ka mbështetur kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke propozuar që Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit, ndërsa Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të lejohen të fillojnë bisedimet e pranimit.

“Presidenti Millanoviq beson se Ukraina duhet të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën nga Kabineti i Presidentit.

Kështu, Millanoviq mbështeti iniciativën e presidentëve të disa vendeve anëtare të BE-së, me të cilën Ukraina po përpiqet të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE./Telegrafi/

Millanoviq: Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tu mundësohet hapja e negociatave me BE-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";