Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme në Bullgari, Nikolai Millkov, mendon se ka forca që me rezistencë të fortë paraqesin një dilemë të rreme – anëtarësimi evropian apo identiteti ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai pretendon se kjo është e pasaktë dhe se përpara se të hyjë në BE, çdo vend duhet të ndahet nga paradigmat e rreme në procesin historik.

Për mediat bullgare ai sqaroi se tashmë është mundësia që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ti tejkalojnë dallimet dhe të zgjidhin çështjet që i kanë penalizuar ndër vite.

Millkov shtoi se Maqedonia duhet të kujdeset për bullgarët që të mos diskriminohet ashtu siç ka ndodhur në shumë raste dhe se përparimin e kësaj çështje Bullgaria po e ndjek me shumë vëmendje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai bëri të ditur se po ndjekin nga afër hetimet e Prokurorisë për qendrën “Ivan Mihailov” dhe shoqatën “Car Boris”.

Millkov: Tani është mundësia që Bullgaria dhe Maqedonia t’i zgjidhin çështjet që i kanë penalizuar me dekada shkruan Telegrafi.