Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së në pushtet, Antonio Milloshoski theksoN se Qeveria ka dozë të bazuar të skepticizmit lidhur me pranimin e propozimit për rezolutë të përbashkët mes Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë në Parlamentin evropian.
Skepticizmi, thotë Milloshoski, bazohet në deklarata të dhëna nga ana e zyrtarëve të Bullgarisë, për të cilët tha se tingëllojnë ngjashëm me deklaratat e perosnave zyrtarë të Moskës për identitetin e popullit dhe gjuhës ukrainase.
Milloshoski për “Sitel” se do të ishin në pozitë të ndonjërës nga vendet skandinave, ku nuk ka mohim të identitetit të një populli dhe gjuhe, ne nuk do të kishim nevojë për rezolutë të përbashkët.
Sipas tij, gjendja në të cilën ndodhet Maqedonia është rezultat i nënshkrimit të, siç tha, anekseve kundërthënëse të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
“Prandaj pranojmë kritikë edhe nga shtresa akademike, pranojmë sugjerime edhe nga opinioni. Por, në çdo rast, tentojmë të përmirësojmë disa pasoja të caktuara të dëmshme, të cilat u krijuan si rezultat i nënshkrimeve të tilla të lehta në emër të shtetit, ndërkaq të cilat tani i durojmë si dëm ndaj identitetit të popullit maqedonas dhe gjuhës sonë”, tha Milloshoski
The post Milloshoski: Kemi dozë të skepticizmit për pranim të rezolutës së përbashkët në PE nga ana e Bullgarisë appeared first on Telegrafi.