“Para së gjithash, mendoj se OBRM-PDUKM do të jetë në gjendje të zgjedhë partnerin e koalicionit, e jo të na zgjedhë partneri i koalicionit ne”, ka theksuar Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

“Sipas sondazheve dhe sondazheve që i kemi në terren, OBRM-PDUKM do të ketë dy herë më shumë deputetë në krahasim me LSD-në. Kjo do të thotë se OBRM-PDUKM do të jetë në gjendje të zgjedhë partner koalicionin në bazë të asaj që do të ofrojmë si objektiva programore për përmirësimin e gjendjes në Maqedoni”, sqaroi ai.

Milloshoski shtoi se qëllimi politik i OBRM-PDUKM-së është që të ketë mbështetje serioze qytetare zgjedhore që të jetë e pavarur dhe të formojë qeveri pa BDI.

“Dhe prandaj mendoj se personazhet si Talat Xhaferi, Ramiz Merko, Artan Grubi e të tjerë nuk do të kishin vend në asnjë qeveri”, theksoi Milloshoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Po shihet se edhe në grupin parlamentar të BDI-së ka individë të cilët e kanë të qartë se po vjen ndryshimi i qeverisë dhe se koha e Artan Grubit dhe Ramiz Merkos po kalon”, ka theksuar ai./Telegrafi/

The post Milloshoski: OBRM-PDUKM do të jetë në gjendje të zgjedhë partnerin e koalicionit appeared first on Telegrafi.