Minçev: Administrata publike duhet të bazohet në njohuri, standarde dhe vizion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Unë besoj dhe angazhohem për institucionet që janë rezistente ndaj klientelizmit dhe mosfunksionimit. Bashkëpunimi me profesionistë si ju, të cilët punojnë pa agjendë politike, është çelësi për një administratë publike që do t’u shërbejë qytetarëve, jo partive”, theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, në fjalimin e tij në tryezën e rrumbullakët të sotme me rastin e festimit të 25-vjetorit të themelimit të Asociacionit të konsulentëve të menaxhmentit të Maqedonisë – MKA 2000.

Në tryezën e rrumbullakët të mbajtur në Shkup, ku morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni i BE-së, sektori publik dhe privat, konsulentë të licencuar nga SMS, partnerë dhe bashkëpunëtorë, ministri Minçev theksoi rolin e rëndësishëm të konsulentëve profesionistë në përmirësimin e cilësisë së politikave publike dhe menaxhimin me reforma, duke theksuar se reformat e vërteta nuk zbatohen me deklarata, por me njohuri, me mbështetje nga ekspertët dhe duke ndërtuar një sistem të bazuar në profesionalizëm, e jo ​​në politikë.

Ai në fjalimin i paralajmëroi aktivitetet e ardhshme të Ministrisë, mes të cilave rishikimin e Strategjisë për administratë publike me fokus në llogaridhënie, digjitalizim dhe menaxhim profesionat me burimet njerëzore, harmonimin e standardeve për furnizime publike të shërbimeve të konsulencës, ku certifikimi SMS do të njihet si garanci për cilësi, zbatim të mjeteve për vetëvlerësim si CAF për vlerësimin e jashtëm të institucioneve dhe përfshirjen e ekspertëve të fushën në zhvillimin e dokumenteve strategjike dhe aplikimeve për fonde.

“Të ndryshojmë mënyrën se si mendojmë për administratën publike – nga kostoja te burimet, nga burokracia te shërbimi, nga formaliteti te funksionaliteti, është thirrja e bërë nga Minçev për një partneritet të ri midis sektorit publik dhe atij privat.

Advertisement

 

The post Minçev: Administrata publike duhet të bazohet në njohuri, standarde dhe vizion appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy