Ministria e Ekonomisë ka shpallur tri thirrje publike në kuadër të Programi për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi për vitin 2021 që synojnë të mbështesin kompanitë vendase.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, u bëri thirrje të gjitha kompanive mikro dhe të vogla, zejtarëve dhe grave sipërmarrëse të përdorin mbështetjen financiare të ofruar nga Ministria e Ekonomisë.

Thirrja publike për subvencionimin e kompanive mikro dhe të vogla parashikon mbështetje financiare për subvencionimin e 50 për qind të shpenzimeve të dëshmuara për blerjen e makinave dhe veglave dhe për panele fotovoltaike.

Gjithsej 30.7 milionë denarë janë siguruar për këtë qëllim, ndërsa mbështetja financiare për aplikant nuk mund të kalojë 400,000 denarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse kompania udhëhiqet ose themelohet nga një grua, atëherë subvencioni rritet me 10 për qind.

Afati i fundit për aplikim është 16 prill, 2021. Thirrja publike mund të gjendet në këtë link.

 

Ministri Bekteshi bënë thirrje të aplikohet për subvencione shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";