Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID 19, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, e veçanërisht sektorit të gastronomisë që t’i respektojnë protokollet!

Bekteshi theksoi se numri i të infektuarve në këtë periudhë është me të vërtetë shqetësues dhe mund të shkaktojë kthimin e gjendjes kur do të duhet të merren masa kufizuese.

“KUJDES! Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 këtë periudhë është me të vërtetë shqetësuese, që mund të na rikthej deri në një situatë ku duhet të marrim masa RESTRIKTIVE, e të cilat padyshim se do të ishin në dëm të ekonomisë në vendin tonë”.

“Andaj, apeloj tek të gjithë qytetarët që fillimisht të vaksinohen dhe veçanërisht te sektori i gastronomisë që të zbatojnë protokollet gjatë veprimtarisë së tyre, kështu do ta ruajmë shëndetin, por edhe ekonominë në përgjithësi”, ka shkruar ministri Bekteshi!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri Bekteshi paralajmëron rikthimin e masave kufizuese shkruan Telegrafi.