Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Vadeful, do të mbërrijë në Shkup më 18 nëntor, në kuadër të vizitës së tij disaditore në vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi Ambasada Gjermane në vend.
Vadeful fillon turneun e tij në rajon më 16 nëntor dhe, përveç Shkupit, ai do të vizitojë edhe Sarajevën, Podgoricën, Tiranën, Beogradin dhe Prishtinën.
Shefi i diplomacisë gjermane do të shoqërohet nga anëtarë të Bundestagut gjerman.
“Vizita vjen pas takimit të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit dhe thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë një përparësi në politikën e jashtme të Gjermanisë”, thonë nga Ambasada Gjermane./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
