Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, sot në mëngjes ka pranuar vaksinën kundër gripit sezonal në pikën e vaksinimit të punonjësve shëndetësorë, e cila u hap në Institutin e Shëndetit Publik.

Vaksinimi kundër gripit sezonal kryhet në territorin e gjithë vendit në qendrat shëndetësore publike dhe disa nga qendrat shëndetësore në Shkup.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se çdo qytetar mund të regjistrohet në faqen vakcinacija.mk dhe do të marrë SMS për ditën, orën dhe vendin e saktë ku mund të vaksinohet kundër gripit sezonal.

“Ftojmë qytetarët e interesuar të regjistrohen për vaksinim, vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka siguruar 60 mijë vaksina të destinuara për imunizimin e kategorive të rrezikut të qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë. Vaksinat për ta janë falas. Për më tepër, qendrat e shëndetit publik ofrojnë vaksina për përdorim komercial”, tha Fatmir Mexhiti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministri Mexhiti: Qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal, për të mbrojtur veten dhe shëndetin publik appeared first on Telegrafi.