Gjatë ditës së djeshme janë paguar 4.574 prodhues të qumështit në një shumë të përgjithshme prej 292.614.813,00 denarë.

Pagesa është realizuar mbi bazën e qumështit të lopës, deles dhe dhisë së prodhuar dhe dorëzuar, sipas Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024, për periudhën korrik–dhjetor 2024.

Shuma e pagesave direkte është 5 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 6 denarë për litër për qumështin e deles dhe dhisë.

“Subvencionet mbi bazën e qumështit të prodhuar dhe dorëzuar për vitin 2024 janë paguar plotësisht. Pagesa e rregullt e subvencioneve mbetet një ndër prioritetet kryesore për të cilin po punon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, shtohet në kumtesën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Bujqësisë: Me pagesën e djeshme, subvencionet për qumështin janë shlyer plotësisht appeared first on Telegrafi.