Gjatë vizitës në Gjykatën Kushtetuese në Ankara, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, shkëmbeu mendime dhe përvoja për çështje të caktuara juridike, që janë me interes të veçantë për dy gjykatat që i referohen dallimeve dhe ngjashmërive nga aspekti i kompetencave dhe sfidave me të cilat ballafaqohen.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, në takim u diskutua edhe për Strategjinë e re për zhvillimin e gjyqësorit (2024-2028) dhe Planin e veprimit, ku parashikohet forcimi i rolit të Gjykatës Kushtetuese në realizimin e parimit të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Përfaqësuesit nga Ministria e Drejtësisë, falënderuan nikoqirët turq, duke theksuar se marrëdhëniet miqësore, respekti reciprok dhe bashkëpunimi mes dy gjykatave, do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Ministria e Drejtësisë: Bashkëpunimi ndërmjet Gjykatave Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë është i një rëndësie të madhe shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";