Ministria e Drejtësisë njoftoi se është marrë njoftim zyrtar se lejohet ekstradimi i Ljupço Palevskit nga Turqia.

“Të nderuar qytetarë dhe i pa nderuari z. Kovaçki, ju njoftoj se sot me informata zyrtare nga Republika e Turqisë kemi marrë miratimin për ekstradimin e personit Ljupço Palevski. Rezultati pozitiv i procedurës rezulton nga të gjitha masat dhe aktivitetet e ndërmarra maksimalisht nga kompetenca e Ministrisë së Drejtësisë”, ka shkruar Loga në Facebook.

Palevski dyshohet për rrëmbimin dhe vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.

Pas lëshimit të urdhrit ndërkombëtar, ai u kap në qytetin turk Belikesir, ku ndodhet në paraburgim ekstradimi që prej muajit dhjetor./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Drejtësisë: Kemi marrë njoftim zyrtar se lejohet ekstradimi i Ljupço Palevskit appeared first on Telegrafi.