Ministria e Financave i transferoi Bankës për Zhvillim nga buxheti qendror këstin e dytë të mjeteve nga kredia hungareze për të mbështetur kompanitë vendase.

Siç informojnë nga Ministria, kësti i dytë është në vlerë prej 4,5 miliardë denarëve ose 74 milionë euro, i cili po realizohet në bazë të kërkesës së parashtruar nga Banka Zhvillimore për tërheqjen e mjeteve për projektet që tashmë janë miratuar nga bankat komerciale.

Për të mbështetur kompanitë vendase përmes kredisë hungareze të dhënë nga Qeveria me kushte të favorshme, në buxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 250 milionë euro.

Deri më tani janë përdorur gjithsej 84.4 milionë euro dhe janë transferuar nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Financave e RMV-së paguan këstin e parë nga huamarrja hungareze appeared first on Telegrafi.