Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka thënë se nuk do të ketë pengesa në buxhetin shtetëror për financim të zgjedhjeve lokale që duhet të mbahen në gjatë vjeshtës.

Ai ka njoftuar, se në Buxhet ka mjete për t’u realizuar çdo fazë që parashihet në Kodin zgjedhor.

“Sa i takon pyetjes se a janë siguruar mjetet për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, unë jam përgjigjur në letrën e tyre se mund t’i realizojnë të gjitha procedurat, nëse vlerësojnë se mund ta kapin afatin e paraparë, dhe gjithashtu nëse vlerësojnë se në bazë të protokolleve ajo është e arsyeshme të realizohet gjatë kësaj jave”.

“Do të thotë, mjete në Buxhet do të sigurohen për realizim të tërë procesit, gjegjësisht zgjedhjet lokale nuk do të kenë pengesa financiare”, tha Besimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ministria e Financave: Nuk ka pengesa financiare për zgjedhjet lokale shkruan Telegrafi.