Ministria e Mbrojtjes në Maqedoni ka filluar procedurën për ndërtimin e përmendoreve të “branitellave” të rënë në lokalitetin Luboten, Karpallak dhe Vicë.

“Në përpjekjen e kryetarëve të komunave të cilave u është dorëzuar iniciativa për ta politizuar këtë iniciativë, ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, duke dashur të ruajë imazhin, veprën dhe sakrificën e “branitellave” të rënë, filloi një procedurë që nuk kërkon pëlqimin e komunave dhe do të mundësojë ndërtimin e këtyre monumenteve në lokacionet e përmendura”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Me përfundimin e seancës së Qeverisë të mbajtur më 28 shtator, siç sqarojnë Ministria e Mbrojtjes, Qeveria ka obliguar Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet kompetente që vendet ku kanë vdekur “branitellat” t’ia caktojnë Ministrisë së Mbrojtjes.

“Procedura tashmë ka filluar dhe është në vazhdim”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Mbrojtjes ka filluar procedurën për ndërtimin e përmendoreve për “branitellat” e vrarë në Luboten, Karpallak dhe Vicë appeared first on Telegrafi.