Ministrja e Energjetikës dhe Minierave publikon të gjitha kontratat me partnerët publiko-privat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska në takimin tematik të sotëm qeveritar mbi Partneritetin për Pushtet të Hapur prezantoi idenë “Pushteti i hapur në praktikë”, Ministria e Energjetikës i publikon të gjitha kontratat – koncesionet dhe PPP-të, të disponueshme për qytetarët.

Siç citohet në kumtesën e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, nëpërmjet angazhimit dhe vizionit të saj, në mënyrë aktive merr pjesë në realizimit e Planit aksionar rrjedhës për Partneritet për pushtet të hapur 2024-2026.

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale është koordinator i përpjekjes 1.3 – Publikimi i marrëveshjeve të koncesionit të lidhura dhe për krijimin e partneriteteve publik-privat, si dhe pjesëmarrëse aktive në Angazhimin 1.2 – Publikimi i pronarëve të vërtetë të kompanive që kanë lidhur kontrata me shtetin. Me këto angazhime, siç theksohet, të bashkëkrijuara në partneritet me sektorin civil, Ministria dërgon një mesazh të qartë.

“Energjetika, minierat dhe mineralet janë sektorë me rëndësi të madhe publike që nxisin zhvillimin ekonomik të vendit. Menaxhimi i tyre duhet të jetë transparent, i përgjegjshëm dhe i arritshëm për publikun, sepse suksesi në këto fusha ndërtohet dhe ndahet me qytetarët – është prej tyre dhe për ta”, beson Bozhinovska.

Advertisement

Kur bëhet fjalë për rezultate konkrete, Ministria deklaron se është formuar një grup pune brenda Ministrisë, i cili ka për detyrë të zbatojë publikimin e të gjitha marrëveshjeve të lidhura për: 1. koncesione për shfrytëzimin e burimeve minerale dhe 2. marrëveshje për eksplorime të hollësishme gjeologjike.

“Këto dokumente janë të disponueshme publikisht në faqen e internetit të Ministrisë: www.energy.gov.mk, duke u mundësuar qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile një pasqyrë të drejtpërdrejtë”, theksohet në kumtesë.

The post Ministrja e Energjetikës dhe Minierave publikon të gjitha kontratat me partnerët publiko-privat appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy