Kuvendi sot pasdite me 90 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në kuadër të seancës së 144-të, miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, sipas të cilit lejet e vozitjes me emrin “Republika e Maqedonisë” do të jenë të vlefshme deri në fund të këtij viti.

Sipas ndryshimeve, afati për marrjen e lejes së vozitjes me emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, zgjatet deri më 31 dhjetor 2024.

Ndryshimet ligjore janë propozuar nga deputetët Nikolla Micevski, Martin Kostovski, Vjollca Ademi, Adnan Neziri, Dimitar Apasiev dhe Pavle Trajanov./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Miratohen ndryshimet ligjore, lejet e vozitjes me emrin e vjetër do të vlejnë deri në fund të vitit appeared first on Telegrafi.