
Pensionistët, studentët, përfituesit e ndihmës sociale dhe të rinjtë mbi 15 vjeç do të mund të punojnë pa i humbur të drejtat tashmë të përfituara. Pensionistët do të marrin edhe pension edhe pagë, ndërsa përfituesit e ndihmës sociale nuk e humbin të drejtës e ndihmës sociale.
Punëdhënësit do të mund t’i angazhojnë 4 muaj në vit, por vetëm në tre veprimtari. Bujqësi, hotelieri dhe veprimtari të shërbimeve, përkatësisht në hotele, shtëpi për pleq ose si ndihmës në amvisëri.
Punëdhënësit nuk presin efekte të mëdha nga ligji, sepse janë lënë jashtë shumë veprimtari, ndër to edhe ndërtimtaria. Ata thonë se do të legalizohen vetëm ata që tashmë punojnë në të zezë.
“Në thelb, ligji duhet ta lehtësojë këtë lloj punësimi, me atë që nuk ka nevojë për shpallje, është mënyrë më e thjeshtë e paraqitjes së punëtorit, me anë të telefonit celular dhe në vend të të gjitha kontributeve do të paguhet vetëm për pension dhe sëmundje profesionale. Pra, nuk do të paguhet shëndetësia (7.5%) dhe papunësia (1.2%)”, tha Angel Dimitrov.
Ligji parashikon që kontributet për sigurimin pensional dhe shëndetësor t’i paguajë punëdhënësi. Pritjet janë që 30 mijë persona të vihen në dispozicion të tregut të punës.
The post Miratohen ndryshimet ligjore, pensionistët dhe të rinjtë mbi 15 vjeç do të mund të punojnë appeared first on Telegrafi.