Miratohet Ligji me të cilin çdo student në RMV do të marrë 250 euro për pajisje elektronike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët në vazhdimin e seancës së 60-të, me 84 vota “pro”, e kanë miratuar Ligjin për lëshimin e vauçerëve me vlerë, me të cilin çdo student do të marrë 250 euro për pajisje elektronike.

Në kuadër të seancës së 60-të, deputetët i miratuan ligjet si në vijim – Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet e ngjashme dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat zhvillimore teknologjike industriale.

Deputetët, në kuadër të vazhdimit të seancës së 62-të, miratuan edhe Ligjin për aktivitetin inovativ, zhvillimin shkencor dhe teknologjik dhe sipërmarrjen.

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, informoi se seanca pas pikës së mbetur për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në misionin UNIFIL do të caktohet në mënyrë plotësuese.

Advertisement

The post Miratohet Ligji me të cilin çdo student në RMV do të marrë 250 euro për pajisje elektronike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy