Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e saj të 9-të. Ndër të tjera, është miratuar teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media, me qëllim të mbështetjes së gazetave nacionale dhe promovimit të kapaciteteve demokratike të shtetit përmes medias.

Gjithashtu, Qeveria ka shpallur të asgjësuar vendimet e cilat janë miratuar në mënyrë të njëanshme, përfshirë edhe shkarkimin e drejtorit të IP Qendrës për Punë Sociale – Koçan, dhe ka emëruar një drejtor të ri për këtë institucion, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe procedurat administrative.

Në të njëjtën mbledhje, është miratuar edhe themelimi i Komitetit drejtues për zbatimin e mbështetjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut si vend nikoqir, në përputhje me obligimet e anëtarësimit në NATO.

Për mëtejshëm, Qeveria ka vazhduar procedurën për blerjen e sistemeve të lëvizshme për luftime kundër blindave, me qëllim modernizimin dhe pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të arritur ndërveprueshmëri të plotë me ushtritë e vendeve partnere në NATO. Këto masa synojnë të sigurojnë sigurinë kombëtare dhe të përmirësojnë aftësinë e vendit për të kontribuar në misionet e NATO-së. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Miratohet Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Media në RMV shkruan Telegrafi.