Miteva: Hapet linjë e re telefonike për të lënduarit nga tragjedia e Koçanit, do të adresohen nevojat dhe kërkesat e familjarëve të tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të lënduarit në tragjedinë e Koçanit dhe familjet e tyre nga e hëna në linjën direkte telefonike – 070 355 526 të hapur nga Qeveria do të mund të përcjellin kërkesat dhe nevojat e tyre.

“Vendosim një linjë të re telefonike për komunikim të drejtpërdrejtë, e cila do të menaxhohet nga Zyra e Kryeministrit dhe do të jetë aktive nga e hëna, më 09.06 dhe do funksionojë pa ndërprerje që të jetë e qasshme për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Ky numër telefoni është një kanal i ri për komunikim të drejtpërdrejtë me të lënduarit dhe familjet e tyre”, tha në konferencën për media, zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva.

Ajo shtoi se në fazën e parë i ftojnë të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre të paraqesin kërkesat, propozimet dhe nevojat konkrete që kanë.

“Kjo linjë nuk do të jetë vetëm një kontakt – por një kanal i gjallë komunikimi, përmes të cilit do të mbahet koordinim ditor, javor dhe mujor, me informim të rregullt dhe me qasje të personalizuar për secilin rast”, ka thënë ajo.

Advertisement

Ajo tha se marrja e këtyre aktiviteteve nuk është rezultat i ndonjë vendimi të marrë në zyrë – ato janë rezultat i komunikimit të drejtpërdrejtë në terren, veçanërisht nga ana e grupit të punës për vlerësimin e të lënduarve, i cili gjatë periudhës së kaluar ka punuar në kontakt të drejtpërdrejtë me familjet dhe me ekipet mjekësore. Çdo sugjerim dhe çdo apel i paartikuluar – janë marrë parasysh dhe janë integruar në këtë fazë të re të mbështetjes.

“Sepse kjo Qeveri beson se mbështetja nuk duhet të jetë e njëhershme, por duhet të jetë një proces. Sepse e dimë se gjendja shëndetësore dhe psikologjike e të lënduarve ndryshon çdo ditë – dhe se para së gjithash, u është dashur kohë që t’i përkushtohen rikuperimit të tyre. Kur janë në gjendje rikuperimi dhe kur paraqesin kërkesa dhe nevoja të reja, ne jemi plotësisht të gatshëm t’u dalim në ndihmë për të gjitha çështjet e tjera, me një mekanizëm të strukturuar, të hapur dhe të qasshëm”, ka thënë ajo.

Kjo është edhe një dëshmi e angazhimit tonë, siç tha të qëndrojmë pranë njerëzve, me mbështetje të përgjegjshme dhe konkrete.

“Ky është detyrimi ynë – prani e përkushtuar dhe e vazhdueshme e institucioneve, aty ku është më e nevojshme”, ka thënë Miteva.

Advertisement

The post Miteva: Hapet linjë e re telefonike për të lënduarit nga tragjedia e Koçanit, do të adresohen nevojat dhe kërkesat e familjarëve të tyre appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy