Miteva: Mickoski ishte në komunikim me të gjitha institucionet për shuarjen e zjarrit në Trubarevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Marija Miteva, tha se nuk ka persona nga Trubareva të cilët janë evakuuar vullnetarisht në Qendrën e Trajnimit të MPB-së në Idrizovë, e cila u lëshua për akomodimin e banorëve, shtëpitë e të cilëve janë afër vendit të zjarrit që shpërtheu dje para orës 14.00 në një depo për riciklimin e mbeturinave.

Miteva u pyet nga gazetarët se ku ka qenë dje kryeministri Hristijan Mickoski, ajo tha se kryetari i Qeverisë është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe se fokusi i Qeverisë është që të sanohen incidentet dhe të parandalohen dëme të mëdha.

“Institucionet ishin në koordinim të plotë dhe vlerësoj që institucionet kompetente që koordinojnë këtë punë duhet të japin informacione fillestare. Sigurisht, kryetari i Qeverisë ishte në komunikim të vazhdueshëm, koordinim mbi situatën, duke përfshirë kryetarët e komunave, institucionet dhe kompanitë përgjegjëse”, tha Miteva.

Kujtojmë se sipas informacioneve të fundit, zjarri në Trubarevë është vendosur nën kontroll.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy