
Ministria e Shëndetësisë sot promovoi modul të ri për evidencë elektronike të kontrolleve shëndetësore në fushën e mjekësisë së punës.
Siç informoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, moduli është përgatitur nga Drejtoria për Shëndetësi Elektronike në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Specialistë të Mjekësisë së Punës dhe Institutin e Mjekësisë së Punës.
“Në procesin e digjitalizimit nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë në periudhën e ardhshme me krijimin e një portali për punëdhënësit përmes shërbimeve elektronike për inicimin e kontrolleve të punonjësve, integrimin në dosjet shëndetësore dhe paraqitjen në ‘Shëndeti im’, si dhe digjitalizimin e plotë të dokumenteve dhe lidhjen me institucionet përmes interoperabilitetit”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
The post Mjekësia e punës me platformë të re digjitale, promovohet moduli i ri për kontroll shëndetësor në mjekësinë e punës appeared first on Telegrafi.