Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor theksojnë se po punojnë intensivisht në miratimin e zgjidhjeve kryesore ligjore që do të mundësojnë mbrojtje afatgjatë dhe sistematike të mjedisit në vendin tonë.

“Aktualisht, në procedurë të avancuar qeveritare, sa vijon janë: Ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Mjedisin (2 procedura); Ndryshime dhe plotësime në tre ligje të reja në fushën e menaxhimit të mbeturinave, si bazë për një sistem modern dhe funksional për përzgjedhjen, trajtimin dhe riciklimin”.

“Ligji për Kontrollin e Emetimeve Industriale është në fazën e tij përfundimtare, i cili për herë të parë do të parashikojë detyrimin për të instaluar sensorë për matjen e cilësisë së ajrit në kohë reale në të gjitha objektet më të mëdha industriale me leje të integruar A. Ky hap është thelbësor për transparencën, llogaridhënien dhe mbikëqyrjen e ndotjes”.

“Përveç këtyre, Ministria siç thuhet në kumtesë punon edhe për Ligjin për veprimin klimatik i cili për herë të parë i ofron vendit një kornizë strategjike për adresimin e ndryshimeve klimatike; Një Ligj i ri për natyrën, që synon një mbrojtje më të madhe të biodiversitetit dhe vlerave natyrore; Ndryshimet në Ligjin për Ujërat, për menaxhim më efikas dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore; Dhe si risi, për herë të parë, po krijohet një Ligj për Planifikimin Hapësinor, i cili do të mundësojë zhvillim hapësinor të rregullt, të gjelbër dhe elastik”, thonë nga ministria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MMJPH: Ndërtojmë qasje sistematike ndaj mbrojtjes së mjedisit appeared first on Telegrafi.