Sindikatat e pesë universiteteve shtetërore hedhin poshtë deklaratën e kryeministrit Talat Xhaferi, i cili ka pretenduar se mungesa e kohës për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive është rezultat i transicionit drejt një qeverisjeje të re. Ata e kundërshtojnë këtë argument, duke theksuar se ata kishin paralajmëruar që në fillim të dhjetorit për dërgimin e kërkesave të tyre për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas tyre, koha për nënshkrim po afrohet dhe organet e partisë kanë qenë të informuara për këtë proces. Sindikatat vënë në dukje se mungesa e veprimeve konkrete për nënshkrimin e kontratave kolektive nuk mund të justifikohet me arsyetimin e kryeministrit.
Ky reagim vinë si pasojë e dekoratës së Xhaferit cili sot tha se tha se për momentin nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive për shkak se janë shpallur zgjedhjet.
The post Mohimi nga sindikatat e pesë universiteteve publike ndaj deklaratës së kryeministrit teknik Xhaferi appeared first on Telegrafi.