Gjatë javës së kaluar, në Klinikën e Neurokirurgjisë për herë të parë u krye një operacion në tru me ndihmën e sistemit të stereotaksisë (biopsi cerebrale stereotaktike me kornizë).

“Po shkruajmë një kapitull të ri në neurokirurgji. Është kënaqësi e madhe kur kemi zhvillim në institucionet publike shëndetësore, përmes aplikimit të metodave të reja. Bëhet fjalë për një procedurë minimalisht invazive që kryhet me ndihmën e një kornize që vendoset mbi kokën e pacientit. Më pas, me anë të llogaritjeve të veçanta tredimensionale, planifikohet me saktësi vendi i ndërhyrjes brenda kokës dhe merret material për analizë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Për të arritur këtë rezultat, i paraprinë përgatitje me një ekip ekspertësh nga Brazili, të udhëhequr nga prof. Manoel Jakobsen Teisheira nga Universiteti i Sao Paulos, si dhe inxhinieri Antonio Martos Kalvo.

Ekipi i punës që realizoi këtë ndërhyrje të rëndësishme përbëhet nga dr. Robert Shumkovski, dr. Ivica Kocevski, Lulzim Agai (neurokirurg) dhe dr. Radmila Pangovska (anesteziologe).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një falënderim i veçantë për ekipin e sallave neurokirurgjikale dhe për departamentin për mbështetjen e vazhdueshme gjatë procesit të punës, si dhe për Klinikën e Radiologjisë për mbështetjen e pakushtëzuar në organizimin e procesit të punës. Kjo procedurë në të ardhmen ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e neurokirurgjisë funksionale dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme neurodegjenerative, për të cilat pacientët tanë deri më tani janë dërguar për trajtim jashtë vendit”, sqaroi drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, dhe njëherit pjesë e ekipit, Lulzim Agai.