Kryetarja e RDM-së Maja Moraçanin në konferencën e mëngjesit foli edhe për formimin e qeverisë së re nga mandatari Dimitar Kovaçevski.

“E njoh Kovaçevskin dhe mendoj se ka energji në të, ka vullnet për të bërë ndryshimet e nevojshme. Besoj se përvojat e tij në sektorin privat do t’i bartë në punën e Qeverisë. Besoj se institucionet do të funksionojnë ashtu siç kërkojnë qytetarët. Besoj se do të sjellë rregull dhe përgjegjësi në punën e institucioneve. Në fakt, ankesa më e madhe për Zaev ishte se ai nuk e mori fshesën”, tha Moraçanin.

Ajo përsëriti se qytetarët presin stabilitet dhe zgjidhje të problemeve të zjarrta me të cilat përballen nga qeveria e re.

“Institucionet duhet të fillojnë të funksionojnë dhe të kërkohet llogari nga secili zyrtar. Ne ishim të përqendruar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, kështu që rezultatet mbetën në shtëpi. Tashmë fokusi duhet të jetë në punët e brendshme në interes të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve”, tha kryetarja e RDM-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Moraçanin: Kovaçevski ka energji që të vendos rregull dhe përgjegjësi shkruan Telegrafi.