Mëngjesi i nesërm do të jetë kryesisht i kthjellët dhe në disa vende edhe i ftohtë, ndërkaq gjatë ditës do të ketë diell me vranësira të vogla. Kështu do të jetë moti nesër në Maqedoninë e Veriut, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në disa vende do të ketë reshje të shiut dhe do të fryjë erë e lehtë.

Temperatura minimale, siç bëjnë të ditur nga DPHM-ja do të jetë në interval prej -1 deri në 7, ndërkaq maksimalja do të arrijë prej 16 deri në 23 gradë Celsius.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet deri në 3, kurse maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe e shtuna do të jetë me mot kryesisht të ngjashëm, ndërkaq ngritje të temperaturave priten të regjistrohen gjatë ditës së diel. Më pas vijon periudhë më e ngrohtë dhe më stabile.

Moti ditët në vijim në Maqedoni, temperatura të ulta në disa vende shkruan Telegrafi.