Moti për ditët në vijim në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti shumë i nxehtë do të vazhdojë edhe për dy ditët e ardhshme në Maqedoni, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Të enjten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.

Siç njoftojnë nga DPH, për shkak të depërtimit të shpejtë të një mase ajrore më të freskët nga veriu, të premten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pak më i freskët, në mëngjes me kushte për jostabilitet lokal.

Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me rritje të temperaturave./Telegrafi/

Advertisement

The post Moti për ditët në vijim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy