
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga jugperëndimi. Pasdite, do të ketë kushte për reshje të lehta lokale në rajonet malore.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informon se temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 8 deri në 17 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë jugperëndimore e lehtë deri në mesatare. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimale do të arrijë 31 gradë.
Gjatë nesërme do të ketë kushte për reshje të lehta lokale kryesisht në rajonet malore.
The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.