Temperaturat minimale ditore, sot do të variojnë nga -3 deri në 4 gradë, dhe temperaturat maksimale do të arrijnë nga 15 deri në 19 gradë.

Në Shkup, në disa pjesë të luginës është e mundur të ketë mjegull të lehtë në mëngjes.

Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira mesatare të larta. Temperaturat do të variojnë nga minimumi 1 deri në maksimum 17 gradë.

Moti i qëndrueshëm, me diell dhe i qetë do të vazhdojë edhe të dielën, me kushte për mjegull të mëngjesit në disa lugina.
Megjithatë, të hënën pritet rritje e vranësirave, ndërsa nga e marta e tutje do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me reshje lokale, të cilat vende-vende do të jenë më të bollshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo periudhë do të shoqërohet me erëra të moderuara deri të forta jugore, me shpërthime më të forta që lokalisht mund të kalojnë 60 kilometra në orë.