Gjatë ditës së djeshme në territorin e SPB Tetovë u zbatua aksion i përforcuar për gjobitjen e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë nga ku janë dënuar 106 shoferë.

Prej tyre 9 kanë tejkaluar shpejtësinë mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra më shumë shpejtësia e lejuar.

Sipas raportit të policisë, 75 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 31 të tjerë jashtë vendbanimit.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

The post MPB: 106 gjoba për tejkalim shpejtësie në territorin e SPB Tetovë appeared first on Telegrafi.