Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.04.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 157 shkelje të rregullave në trafik.

Nga MPB thonë se prej gjobave 47 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

“Janë shqiptuar edhe 5 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 41 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MPB: 156 shkelje në trafik në Shkup, 47 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.