Policët e SPB-së Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar sot (10 mars) rreth orës 14:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Ivo Lola Ribar” dhe “Blagoja Toska” në Tetovë, kanë arrestuar një 35-vjeçar nga Tetova.

Ai dyshohet se ka kryer dhjetëra mashtrime të ndryshme në zonën Tetovë-Gostivar, në periudhën nga shtatori i kaluar deri në mars të këtij viti, vepër e dënueshme nga neni 247 i Kodit Penal.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rasteve do të përgatitet parashtresa përkatëse.

The post MPB: Arrestohet tetovari që ka kryer dhjetëra mashtrime appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";