Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në një kumtesë për media informon publikun se janë vendosur protokollet e sigurisë dhe inspektimit të shkollave dhe menjëherë ndërmerren masat përkatëse nëse raportohet se dyshohet se janë vendosur mjete shpërthyese.

Nga MPB Maqedoni u bëjnë thirrje prindërve që të mos alarmohen, pasi siç thonë, shkollat ​​janë të sigurta.

“Kujtojmë se udhëheqësia e shkollave kanë obligim të ndjekin dhe zbatojnë masat e Qeverisë, pra udhëzimet e Ministrisë së Arsimit në tërësi, dhe në këtë mënyrë të forcojnë sigurinë e shkollave dhe të garantojnë mësim të pandërprerë të nxënësve”.

“Menjëherë pas pranimit të denoncimeve janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat ​​e Koçanit, pas mesazheve të marra në adresat elektronike në Koçan dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, thonë nga MPB Maqedoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MPB: Denoncimet për mjete shpërthyese në shkollë në Koçan janë të rreme, protokollet garantojnë sigurinë e shkollave shkruan Telegrafi.