Është arrestuar Alil Demiri në Kosovës, i gjykuar për rastin “Monstra”. Sipas njoftimeve të para 38-vjeçari i Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë.

Lajmi është konfirmuar nga MPB e Maqedonisë.

“Sot (24.08.2023) Policia e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me policinë e Maqedoisë kanë arrestuar në Kosovë Alil Demirin (38) në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar të lëshuar nga MPB-ja e RMV-së, i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për kryerjen e veprës penale “Terrorizëm” i dënuar nga neni 394 i Kodit Penal, lidhur me vrasjen e pesëfishtë te liqeni Smillkovcës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë e Brendshme për “A1on”.

Alili Demiri së bashku me Afrim Ismailoviq pas vrasjes në Smillkovcë ishin arratisur për në Republikën e Kosovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post MPB: Është arrestuar Alil Demiri, i gjykuari për rastin Monstra appeared first on Telegrafi.