Më datë 05.12.2023 nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshëm, në bashkëpunim me SVR Kumanovë – OVR Kriva Pallankë, është privuar nga liria S.D.(27) nga Kriva Pallanka. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje” ndaj M.D.(76) nga Kriva Pallanka, e dënueshme nga neni 123 i Kodit Penal.

“Gjegjësisht, më 21.11.2023, pas kryerjes së obduksionit në trupin e M.D., i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 20.11.2023, në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Kriminalistikës në Shkup, u konstatua se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme, pas çka menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete komplekse operativo-taktike për zbardhjen e rastit. Njëkohësisht janë kryer bastisje në shtëpinë dhe në lokale të tjera, është biseduar me disa persona, janë siguruar provat materiale, si dhe i dyshuari është gjetur dhe ndaluar në stacion, ku në bisedë zyrtare ka sqaruar plotësisht veprën e rëndë të kryer”, thonë nga MPB.

Për rastin pas procedurës së shpejtë është parashtruar kallëzim penal, i cili i është dorëzuar PTHP Kumanovë dhe S.D. është sjellë në Gjykatën Themelore të Kumanovës. /Telergafi/

MPB: Është zbardhur vrasja e 76-vjeçarit në Kriva Pallankë, është arrestuar një 27-vjeçar shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";