Dy fëmijë të humbur sot në Shkup janë gjetur dhe u janë kthyer prindërve të tyre, njofton MPB.
“Sot në ora 11:50 në rrugën “Stefan Cvetkoviq” në Shkup, në afërsi të Bankës Popullore, nga një qytetar është gjetur një fëmijë mashkull katër vjeçar, i cili ka qenë në skuter dhe i cili nuk fliste. Rreth orës 14:30, në Komisariatin e Çairit, fëmija u raportua i zhdukur dhe pak më pas iu dorëzua prindërve në Komisariatin e Policisë Qendër”.
“Ndërsa gjithashtu sot në Bit Pazar qytetarët kanë gjetur një vajzë pesëvjeçare, e cila është dërguar në kopshtin “Fidani”, nga ku është marrë nga nëna e saj”, njofton MPB.
The post MPB: Gjenden dy fëmijë, kthehen te prindërit e tyre appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";