Një valixhe e dyshimtë që u la në Sheshin e “VMRO”, ku ndodhet selia kryesore e partisë së OBRM-PDUKM-së, shkaktoi evakuimin e ndërtesave përreth. Përkujtojmë se në afërsi të menjëhershme ka disa institucione publike dhe ministri, prandaj edhe numri i madh i punonjësve që lanë vendet e tyre të punës.

Pas një periudhe të caktuar kohore, ekipet e policisë shkuan në vendngjarje dhe pasi kryen kontrolle, u përcaktua se bëhej fjalë për një valixhe bosh. Incidenti u raportua nga një roje sigurie në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, përcjell “Lokalno”.

“Sot (08.10.2025) në orën 12:55, një roje sigurie nga NP “Rrugët Shtetërore” ka raportuar se në kamerat e mbikëqyrjes para zyrave të NP “Rrugët Shtetërore” në sheshin “VMRO” në Shkup, janë vërejtur dy persona duke shikuar përreth, dhe njëri prej personave ka lënë një valixhe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është përcaktuar se valixhja është bosh”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";