Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi pasditen e djeshme në kryqëzimin mes bulevardit “Nikolla Karev” dhe bulevardit “8 Shtatori” në Shkup, ka marrë jetën e dy personave – drejtuesit të motorit dhe pasagjeres së tij.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, një motor me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.I. (47) nga Shkupi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

“Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi dhe pasagjerja e tij A.N. (32), të dy nga Shkupi, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e tyre,” kanë deklaruar nga MPB.

Ekspertiza në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi hetimor i SPB Shkup dhe një prokuror publik. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB jep detaje për aksidentin e djeshëm në Shkup, ku humbën jetën dy persona appeared first on Telegrafi.