Policia mbrëmë arrestoi dy vëllezërit Erben dhe Besnik Bojku të cilët janë edhe djemtë e Dilaver Bojkut. Ata u arrestuar në rrugën Strugë-Dibër, ndërsa Erben Bojku është kërkuar me fletarrest nga Gjykata Themelore e Strugës për vrasje.

Gjatë arrestimit të dy kanë mbajtur armë në rrugën Strugë-Dibër para fshatit Veleshtë.

“Më 19.03.2021 rreth orës 21:45 në rrugën Strugë-Dibër, para fshatit Veleshtë, policët në bashkëpunim me Njësinë antiterror “Tigrat” arrestuan E.B (35)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, i ati i tyre i njohur si biznesmen, Dilaver Bojku u vra para një kafeneje në Strugë në vitin 2017./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MPB jep detaje për arrestimin e vëllezërve Bojku në Strugë shkruan Telegrafi.