Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar qytetarët se është nisur zbatimi i pilot projektit për dërgimin e letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve në adresat e tyre të shtëpisë përmes komisariateve të policisë. Ky projekt synon të lehtësojë dhe të përshpejtë procesin e ndërrimit të dokumenteve personale, duke filluar ekskluzivisht në territorin e Shkupit.

Në një njoftim të veçantë, MPB gjithashtu ka bërë të ditur se të shtunën, më datë 27 janar 2024, sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme do të jenë të hapura në objektet në Beko dhe RTVM, duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Këto masa synojnë të sigurojnë që qytetarët të kenë mundësinë për të marrë dokumentacionin e tyre me lehtësi dhe në një kohë sa më të shkurtër. MPB inkurajon qytetarët të përfitojnë nga ky shërbim për të lehtësuar çështjet e tyre administrative. /Telergafi/

The post MPB ka filluar dërgimin e kartave të gatshme dhe lejeve në adresat e shtëpive në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";